Me joshi bukuria jote,
Si hëna natën në qellin plot yje !
Si vesa mbi lulet e majit,
si kënga e bilbilave në pyje !
Më joshi vështrimi yt i thellë si deti,
si një mister i pa fund dashurie!
Jetoj me frikën e pasigurisë,
Si një bimë e rritur nën hije !
Me josh çdo lëvizje e jotje,
Veten mallkoj pse jam femër!
Të them tëdua kam frikë,
Të hesht do më ngelesh plagë në zemër!
Në dimrat e pa fund të vetmisë,
në vargjet e poezisë më shfaqesh si bohem!
hyjnor si skluptura Odisesë,
Të dua pa frikë në çdo fjalë që them !