Në ëndërr
nuk vjen,
në filxhan
nuk del.
Në letra,
nuk je As,
as tatoo
nuk je.
Por në çastin
“Sapo” —
kur bebja e syrit lind,
si ajër,
si hije e bardhë,
ndoshta si rreze,
ndoshta si puhizë,
ndoshta frymë —
përkulesh
dhe më puth.
Baba Vanga
nuk të gjeti dot,
as ty,
as mua.
Vetëm…
nëse do të më hapësh luftë,
do mbetesh në histori.