Wednesday, January 21, 2026
BallinaSport17 mijë euro për secilin futbollist/ Arsim Kabashi nuk kursehet fare pas...

17 mijë euro për secilin futbollist/ Arsim Kabashi nuk kursehet fare pas kualifikimit në grupet e Conference League

Skuadra e Ballkanit ka shkruar historinë duke u kualifikuar në grupet e Conference League pas triumfit ndaj Shkupit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.Në “Todor Proeski”, skuadra e Ballkanit fitoi me rezultatin 1:2, kurse dje në kryeqytetin e Kosovës, “Xhebrailat” fituan 1:0, për t’u kualifikuar tutje dhe për të shkruar historinë e futbollit kosovar, shkruan GazetaBlic Sport.
E për këtë sukses historik, Arsim Kabashi, presidenti i klubit të Ballkanit ka vendosur të shpërblejë ekipin e tij.

Nga 17 mijë euro do të marrin futbollistët e Ballkanit për këtë arritje fantastike – teksa në total ai do të shpenzojë rreth 400 mijë euro si shpërblim.

Kujtojmë se pas kualifikimit historik, Ballkani ka grumbulluar në arkat e klubit 3.2 milionë euro.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT