Sunday, December 28, 2025
BallinaLajme18 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova

18 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova

Sot shënohet 18-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Me rastin e 18 vjetorit të vdekjes së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në orën 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, bën homazhe te varri i Rugovës.

Po ashtu me rastin e 18 vjetorit të vdekjes së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, për nder të kujtimit dhe trashëgimisë së tij, nën përkujdesjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, organizohet në Gjilan Akademi për Rugovën.

Po ashtu Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) organizon aktivitete me rastin e 18-vjetorit të ndarjes nga jeta të presidentit Ibrahim Rugova

LDK bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës dhe viziton familjen e Rugovës.

Sot do të promovohet libri “Pushteti dhe intelektualët” botuar nga Fondacioni “Ibrahim Rugova”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Selvije Kadriu-RUAJE

Dalinë Arifi -Pas ndarjes

Sanie Rrokaj-SI KALOI SI ERA