Jeffrey Hovenier i cili se shpejti do të jetë ambasadori i ardhshëm i SHBA’së në Kosovës, nuk është me një emër i panjohur për kosovarët, ai e njeh rajonin dhe vendin shumë mirë, pasi që Hovenier ka qenë edhe pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Ambasadori i ri pritet të mbërrij në Kosovë së shpejti, pasi që është konfirmua edhe nga Senati amerikan. Kishte filluar që muaj më parë të shpërndante historik suksesi të Kosovës ne rrjetet e tij sociale .
Ai në postimin e tij te fundit që ka në llogarinë e tij në Twitter është urimi që i ka bërë xhudistes, Distria Krasniqit si dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, pasi Krasniqi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokio.