Tuesday, December 3, 2024
BallinaLajmePunonjësit shëndetësorë, arsimorë e ata teknikë janë në paralajmërim të protestave dhe...

Punonjësit shëndetësorë, arsimorë e ata teknikë janë në paralajmërim të protestave dhe greva gjatë këtij viti.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës e ka bërë të ditur se diten e enjtën më 25 nëntor do të mbajnë një grevë të përgjithshme 8-orëshe.

Kjo Federatë kanë paralajmëruar se grevat dhe veprimet tjera sindikale do të jenë të vazhdueshme nëse Projektligji për Paga nuk hartohet në bashkëpunim me sindikatat dhe nuk implementohet nga viti 2022.

“Siç e dini kohë më parë ne e bëmë një protestë simbolike me shpresën e vetme që presidentja dhe kryeministri do të reflektojnë dhe të paktën të na ftojnë edhe neve në bisedime sa i përket ligjeve që kanë të bëjnë me mirëqenien e mbarë popullatës. Ne sot kemi dal t’i themi stop kësaj jotransparence dhe kemi dal t’i lajmërojmë se nëse jo ligji i Pagave nuk shkon sivjet, kjo protestë tani më do të kthehet edhe në reagime më të ashpra sindikale. Unë kam nderin dhe kënaqësinë se nuk do ta përfundoj me kaq”, kishte thënë, kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla gjatë një proteste më 8 nëntor të këtij viti.

Për protesta dhe greva kanë paralajmëruar edhe punonjësit e arsimit.

Punonjësit do të protestojnë më 4 dhjetor para Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jashari ka deklaruar se nëse kërkesat e tyre nuk pranohen, protesta e 18 dhjetorit do të jetë edhe më masive.

Ai ka paralajmëruar një bllokim të tërë sistemit arsimor nëse nuk implementohet Ligji për Paga.

Ndërsa, edhe Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat ka marrë vendim që të mërkurën të protestohet para Ministrisë së Shëndetësisë.

Protesta do të mbahet ne formë pakënaqësie për mos ndarje të shtesave për punëtorët teknik të spitaleve e QMF-ve, sikurse edhe për mjekët të cilët do të marrin shtesa prej 10% të pagës për muajt nëntor dhe dhjetor.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT