Thursday, December 12, 2024
BallinaLajmeÇmimi i rrymës në Kosovë ka gjasa të rritet për 30% e...

Çmimi i rrymës në Kosovë ka gjasa të rritet për 30% e më lartë

Fatura e energjisë elektrike për muajin prill të vitit të ardhshëm, qytetarëve të Kosovës do të mund t’iu vijë me mbi 30 për qind më e lartë se aktualisht.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zyrtarë të Kompanisë kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), duke thënë se kriza energjetike në Evropë do të prek direkt edhe Kosovën.

“Rritja do të jetë e domosdoshme, mbi 30 për qind, në bazë të gjendjes së tanishme. Mirëpo, çfarë do të ndodhë gjatë muajve të dimrit, cili do të jetë konsumi? Cili do të jetë çmimi i importit? Cili do të jetë pastaj edhe prodhimi vendor? Kjo e determinon edhe rritjen”, thotë për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Tash e sa javë,Evropa është e përfshirë nga kriza energjetike, për shkak të rritjes së çmimit të lëndës së parë të gazit dhe faktorëve të tjerë. Për rrjedhojë, konsumatorët janë duke marrë fatura më të larta të rrymës.

Qytetarët e Kosovës paguajnë aktualisht çmimin me të ulët në rajon për energjinë e shpenzuar elektrike. Për një kilovat në orë, ata paguajnë rreth 6 centë.

Sipas zyrtarëve të KEDS-it, çmimi në Kosovë pritet të mos ndryshojë së paku deri më 1 prill, 2022, kur Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) të bëjë rishikimin e rregullt të tarifave.

Disa qytetarëve ju duke e papërballueshme rritja e çmimeve.

Për të menaxhuar kët situatën e krijuar nga kriza energjetike, Qeveria e Kosovës ka krijuar një grup punues, që, sipas ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të ketë rol informativ dhe këshillëdhënës. Pjesë e grupit punues do të jenë të gjithë akterët e zinxhirit elektro-energjetik.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT