Marrëdhënia midis dy banorëve të “Big Brother VIP”, Sarah Berisha dhe Dj PM, është ka shumë ulje dhe ngritje. Në një moment duken shumë të afërt me njërin tjetrin dhe më pas duket se afrimiteti i tyre merr një rrjedhë krejt ndryshe.
Duket se pas refuzimit për një darkë romantike që Pajtimi i bëri mbrëmjen e djeshme Sarah, ka ardhur edhe puthja e shumëpritur.
Dj Pm ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka marrë asnjë sinjal nga Sarah, por ishte kjo e fundit që e e ka bërë hapin e parë dhe e puthi. Pas puthjes ajo e pyet se nëse nuk i pëlqeu dhe Pajtimi thotë se “ishte e papritur”.
Por Sara thotë se nga ana tjetër se iu duk momenti më i përshtatshëm. Puthja e shumëpritur ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse në “Big Brother Vip” do të krijohet çifti i parë.