Sunday, December 22, 2024
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poetin Hamit Majkovci

Çaste poetike me poetin Hamit Majkovci

KUR TË VJEN

kur të vjen një stinë tjetër

gjethe në krah

të kujt,

do të pushosh,

cilës erë do t’i drejtohesh,

cilës valë ti, do të lundrosh,

buzë cilit breg,

do të shkruash heshtjen,

moteve të trishta,

cila andërr do të rizgjon?!

Apo ndonjë erë e çmendur,

stuhisë

të arratisesh s’të duron,

sërish t’kthen andej

në atë degë,

ku gjelbërove,

të rrish më e qetë

se dikund tjetër që mendon.

Nuk duket krim, largimi nga dega

por,më dhimbsen lotët

që rrjedhin nga zgavra

e drurit,

prej plagës së viteve.

Nuk di se kush do të jetë i humbur

gabimi i stinëve,

apo zymtësia e ngjyrave

që zbeh fatet,

gjethe e grisur si më gjemba,

në krahror therr,

sikur zogu kur çukit

trupin e lisit,

për ta gjetur ndonj krimb

të fshehur nën lëkurën

e dhimbjes,

mundohet ta shuaj urinë

duke grimëcuar ngjyrat

e kujtimeve që mbesin

kohës sa larg.

………………………………………………………………………………………

SI NUK FRYNI NJË ERË

Ah,këto mjegulla mbi qiellin tim,

që rigojn lot të fshehur

qysh nuk fryni një erë

e tërbuar

e ti shpjerë matanë….lugjeve

kodrës së etur

e të buzëqesh një herë kjo tokë,

e jo kështu,krahëneza i ka mbuluar

viset e mia,

sa i ftohët më është bërë dheu

gjurmë të ngrira

vjeshtës si më qenë

dimrave të acartë,

rrugëve të akullnajve

që kur linda,çfarë fati pata

për ta mësuar ecjën,ngicave

pak të pash pranverë,

lulet tuaja brymë përsipër

vdekjen, jetës

sa herë e lexova

dhe sërish gjeta shpresën

për ditë më të mira

deri kur unë, në trollin tim

duke pritur si

bimë e ngrirë?!

Që të fryn era,

e të më kthjellohet përgjithmonë qielli,

sa lotët m’janë avulluar

dhe sërish si brymë po bien

dua në paqe trollin tim

me të gjithë njerëzit

ta ngrohë ky dielli!

………………………………………………………………………

PAS DIELLIT

Të kujt janë këto pika shiu,

që trokasin xhamave të shpirtit

mbi krahet e një ëndrre

rigojnë lotët e trëndafilit.

Po kjo erë,aromë të kujt

ngjyrës së gjetheve

kësaj vjeshte,

sjellë mbi vesë?!

Po pikat në xham përse

përplasin etjen,

e një dashurie që humbset kohës,

pse flakëron qiellit vetëtima

universit,mbas diellit,

përse diçka rrinë

e fshehet?!

Merre erë këtë zarf prej mjegulle

mbushur plot me ngjyra malli

dërgo larg andej botës,

ku rrinë fshehur,galerisë së shpirtit

ca buzëqeshje të heshtura,

por sërish kthe këndej

se nuk mundëm

që ta fali.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT