Thursday, November 21, 2024
BallinaLajmeSot fillohet me dhënien e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të...

Sot fillohet me dhënien e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër virusit në Kosovë

Nga sot, në vend do të fillohet me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19, raporton Express.Lajmin e ka bërë të ditur dje Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Komiteti për imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 në takimin e mbajtur dje, në funksion të zbatimit të Planit të përditësuar për vaksinimin në masë të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19, ka vendosur që duke filluar nga nesër (09.12.2021) të fillohet me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në popullatë”, thuhet në njoftim.

Tutje, MSH’ja ka sqaruar se doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë dhe se kjo dozë jepet gjashtë muaj pas  marrjes së dozës së dytë.

Kurse, doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të mjekut ordinues. Kjo dozë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë..

“Dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare sipas intervaleve kohore për dozat e lartë cekura.

Qytetarët do të njoftohen për datat e vaksinimit përmes SMS, – emaili dhe njoftimeve publike”, thuhet në njoftim./

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT