Monday, December 23, 2024
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Salo Shehu Kordha

Çaste poetike me poeten Salo Shehu Kordha

Marton Nëna Djalin O

Marton nëna djalin o, djalin o
Me një vajzë të bukur o, të bukur o
E ka zgjedhur nëna vetë, nëna vetë
Nikoqire e për ysmet, e për ysmet.

Djali i nënës, marshalla, o marshalla
E ka rrit nëna, për sevda, o për sevda
Më i miri në dynja, o në dynja, sa më s’ka
Trim, e sokol mali, lum nëna që e ka djalin.

O moj çik, që je rrit në malsie, e në malsie
Të do nana, nuse për shpie, e nuse për shpie
Të më urdhrohesh, si bija ime, oj si bija ime
Oj nusja e nanës me shtat selvie, oj shtat selvie

Nana të do, të më lindësh, shumë sokola oj çik
Në katund të dëgjohet, vallja e çiftelia , oj cuc
Të më gëzoj zemra e nanës, oj sokoleshë trime
U ka nana, diell e hënë, që ndrini bashkë me yjet, e u ka Nana, të dy si yje

Nusja jon

Nusja jonë , moj pelivane
Nga gjumi, çohe gjithë naze
Nuk na flet, moj mirëmëngjes
Me ne do kalosh, një jetë.

Ngrihet vjera, që me nat
Të fshij kasollen, dhe vath
Saçin e ndes, për kulaç
Qumshtin ta ngrohi, për djathë.

Nusja jonë, moj pelivane
Ndihmoje vjetrën, moj xhane
E rriti djalin, me halle
Dhe ti ja more, për fare.

Djali punon, në kurbet
Vjera moj, të bën ysmet
Djali e ka ,porosit
Nusja ti gëzoj, stolit.

Mos të fshij, edhe të laj
Po të ri, lyer e lar
Fare mos, të dal nga shpia
Se e mbajnë, në goj njerëzia.

……………..

Në shteg të prita

Te rruga jote kalova, pëndë pallua
Në baçe mbillje qepujka,e s’më pe mua
U kollita të dëgjoje, kokën s’e ngrite
Në trup të veshur e kishe, një peliçe.
*

Bënte ftohtë, muaj Janari, dita ishte
Duart fortë i fërkoje, shum mbërdhije
Unë më lart, ti vështoja çdo lëvizje
E ti sytë nuk mi hidhje, për kastile.

  • Një këng për ty e këndova, më të ikur
    Ngrite kokën më vështroje, e mërzitur
    Edhe sytë nuk mi ndave, s’a më s’u duka
    Po unë bëra s’ikur ika, në shteg të prita.
    *

Me moll dhe me portokalle, të dorovita
Përshëndetjen se harrova, vajzë mirëdita
Do gjë ndihmë fola i lumtur, dhe s’ytë s’ti hiqa
Njeri – tjetrit i buzëqeshëm, i lumtur ika.
*

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT