Sunday, January 12, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Elhame Gjyrevci

Çaste poetike me poeten Elhame Gjyrevci

DASHURIA E HUMBUR

Do vijë një ditë do vijë

Si një shkëndijë drite

Në mes furtunave

Të egërsuara….

E dallgëve të trazuara

Të jetës pa kuptim

Një dorë e butë

Do lëmon e Krehë

Specien njeri ….

Do vijë një ditë do vijë

Si një perëndi e botërave

E një shpresë të lumturisë

E ëndërrave të humbura

E në planetin tokë

Do ngrohë zemrat akull

Bashk me rrezet e diellit

Do zhdukim errësirën

Me mirësi e flladin e lehtë

Do zbusimë zemrat

Mbarë njerëzimin

Dashuria e humbur

Të na kthehet përsëri .

…………………………………………………..

NETËVE TË VONA DIMËROR

Fjollat e dëborës biën kristal

Erë e fortë frynë, Mjegullin shkon

Shtëpitë boshatisur mbetur

As oxhaku më nuk tymon

As fjalë e plakut nuk ndëgjohej

Si dikur pralla e gjyshës

E ëmbël ishte për nipër e mbesa

Netëve të vona dimëror

Sikur i humbi kuptimi i ëndrrave

E humbur mbeti në acar e ngrirë

E ndërtuar në botën mashtruese

Skulptur prej akulli….

As hënës nuk ju pa buzëqeshja

Ofshamës së natës së trishtuar

Vrapo po të mundesh të ikësh

Kur të lidh si gjarpër nuk të liron dot

Pa të kafshuar me dhëmbët helem

Ku zemra ndjen dhimbje trishtim.

Çdo gjë mbete pa shijuar

Kohë pandemie pikëllim

………………………………………

SHQIPËRIA IME

Moj e bukura shqipëri

Mbretëresha arbërore

Emër i shejt mrekulli

Të bekoi Zoti me bukuri

Moj e bukura shqipëri

E veshur në kuqezi

Në ball shqiponja me dy krena

Fluturo lirshëm mbi këto shkrepa

Moj e bukura shqipëri

Sa këngë malli kënduam bashkë

Motër e vëlla kufijtë na ndan

Por mëmëdhe të kemi te tanë

Moj e bukura shqipëri

Perle je në mes Ballkanit

Gjuha shqipe gjuhë perëndie

Me atë zë t’ bukur kur ligjëron

Vaj bilbilit ja kalon

Moj e bukura shqipëri

Gjithë bota të ka lakmin

Në mes dy detrat e rrethuar

Adriatiku e deti Jon

S’ka ma bukur ku shkon

Moj e bukura shqipëri

Vrullshëm më vlon gjaku për ty

Me ty ndjehem krenar

Më jep emërin shqiptar

Moj e bukura shqipëri

Sa dashuri kam për ty

Flamurin kombëtar kur mbaj në dorë

Lart në qiell të ngjitëm syshqiponj

Emri tënde Shqipëria ime

Do ta shkruaj në çdo meteor.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT