Monday, December 23, 2024
BallinaLajmeTë hënën seancë e jashtëzakonshme kundër shtrenjtimit të energjisë

Të hënën seancë e jashtëzakonshme kundër shtrenjtimit të energjisë

Kuvendi ka konfirmuar seancën e jashtëzakonshme për të hënën, 24 janar.

Kjo seancë ishte iniciuar nga opozita, që u shprehën kundër propozimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Madje për këtë kishin mbledhur 41 nënshkrime të deputetëve.

E mbajtjen e kësaj seance e ka konfirmuar edhe Kuvendi.

Seanca pritet të filloj të hënën nga ora 12:00

Pikë e rendit të ditës në këtë seancë pritet të jetë debati për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT