Monday, December 23, 2024
BallinaLajmeBëni kujdes para false po qarkullojnë nëpër Prishtinë

Bëni kujdes para false po qarkullojnë nëpër Prishtinë

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka njoftuar për tri raste të falsifikimit të parasë në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.


Dy raste janë raportuar në rrugën Agim Ramadani ndërsa një rast në rrugën Rrexhep Luci.

Njësit përkatëse policore kanë sekuestruar kartëmonedhat teksa rastet vazhdojnë të hetohen.

Këtu keni raportin e plotë të Policisë së Kosovës.

“FALSIFIKIM I PARASË

·         Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 17.12.2021 – 08:25. Më 21.01.2022 ankuesja femër kosovare, zyrtare e një banke, ka deklaruar se më 17.12.2021 nga punëtorët e një marketi janë deponuar një sasi e parave. Nga të cilat është hasur në një kartëmonedhë prej 50 € e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Nga njësia përkatëse policore kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

·         Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 05.11.2022 – 09:40. Më 21.01.2022 ankuesja femër kosovare, zyrtare e një banke, ka deklaruar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 500 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Nga njësia përkatëse policore kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

·         Rr. Rexhep Luci, Prishtinë 19.12.2021 – 14:08. Me datë 21.01.2022 ankuesja femër kosovare, zyrtare në një bankë, ka deklaruar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 50 € e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Nga njësia përkatëse policore kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT