Sunday, August 24, 2025
BallinaSportEriksen afër rikthimit në premier ligë

Eriksen afër rikthimit në premier ligë

Ish-mesfushori i Interit, Christian Eriksen raportohet se ka rënë dakord për kushtet personale mbi një kontratë gjashtëmujore me skuadrën e Premierligës, Brentfordin.


Sipas “Sky Sports News”, Eriksen po i mbyll detajet përfundimtare të marrëveshjes afatshkurtër me Brentfordin dhe duhet të nënshkruajë gjatë ditëve të ardhshme.

Reprezentuesi danez ndërpreu kontratën e tij me Interin me pëlqim të ndërsjellë muajin e kaluar, një hap i pashmangshëm sepse rregullat italiane nuk e lejojnë atë të luajë futboll me një defibrilator kardiovaskular të implantuar në zemrën e tij.

Prandaj, Eriksen ka qenë duke u stërvitur me klubin e tij të vjetër Ajaxin dhe Antonio Conte, ish-trajneri i tij te Interi, tha se ishte i hapur për të mirëpritur danezin për stërvitje në Tottenham Hotspur gjithashtu.

Ai deklaroi se dëshira e tij është të rikthehet në skuadrën daneze për Kupën e Botës 2022.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT