Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poetin Gezim Deda

Çaste poetike me poetin Gezim Deda

QYTETI IM I BUKUR
Sahere shkel më këmbë ket prag
Shoh ndryshme ne Pukën time
Më kënaqet zemra behet mal
Per qytetin tim të lindjes
Oh sa bukur e nostalgji
Kur shikon gjithë këto ndryshime
Busulli Gjergjit në mes të sheshit
Ja shton mallin me shum vendlindjes
Qofsh bekuar (Puka) jonë
Bashkë me djem e vasha te reja
Na ke ba të gjithvë krenar
Më ndryshmet qe na ke sjellë”

………………………………………………………………………………..

JETA VAZHDON
Shpesh herë ngelem, mes dy rrugësh
Nuk po di, ç’drejtim të marrë
Njera e drejtë, e tjetra me dredha
Kedo pyes, pergjigje s’marrë
Në mes të ferrit, në kërkim t’lirise
Rrugtoj n’mes rrugëve, pa kthim
Mes asaj realë, dhe asaj të magjisë
Endërra të c’thuara, që stë qojne askund
A’thu çfarë bera, që s’më degjon njeri
Interesi kujt, ju prish s’me thoni
Shpesh herë përballem, me padrejtësi
Me ëndërrat të mija, gjithnje m’luftoni
Jeta jetohet, dhe pse me s’provon
Nuk u përulem, te ligëve përballë
Kokën mbaje lart, e kurrë nuk dorëzohen
Sikur dhe vdekja, si hije t’më rrije përballë”

…………………………………………………………………………………………….

KUR TË VIJË DITA TE VDESË
Do ju lutem, o njerëz të mirë
Nga kjo botë, kur të kem ikur
Amanet jua lë, të gjithëve
Një grusht dhe, mbi varr ma hidhni
Mos t’më qani, as të lotoni
T’pushoje në paqe, shpirti im
Vërtet në’qoftëse, ju më doni
Shkrimet e mija, merrni lexoni
Si testament po jua lë kujtim
Për ato njerëzit, me dy fytyra
Qe ndërrojnë ngjyrën, e ven masken
Imazhin tim, kan dash t’njollosin
Kotë e kanë, se z’do të ja dalin
Tek varri im, mos mu afroheni
Lotë korkodili mos derdhni kotë
Le t’vdes zbuluar, t’më hanë korbat
Nuk du ndime, se s’jam per lëmoshë”

………………………………………………………………………………………………….

TINGËLLON ZEMRA
Mendimet s’më sulmojnë
Ti u jep dashuri
Në gjoks ato vallëzojnë
Shpirti tingëllon melodi
Nga gjumi shpesh më zgjojnë
Rrahjet e zemrës në gji
Errësirës lundrojnë
Buzëqeshjet që më jep ti
Syri yt më deh përherë
Çdo çast kur të mendoj
Të gjej në një gotë verë
E s’mund të të harroj
Ky rit vazhdon çdo ditë
S’po mundem ta duroj
Kjo jetë më është mërzitë
Vetminë si ta largoj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT