MOS JE DASHURIA…?
Më dogje si shpuza,
Me nazet e tua,
Mjaltë të kishte buza,
Si mjalti në zgjua.
Ç’më ndodhi se di,
Kur ashtu të pashë,
Me syrin tënd të zi,
Më dogje si kashtë…
Shikimin që hidhje,
Që nga larg e mora,
Zemra më dridhej,
Më dridhej dhe dora…
I menduar po rrija,
Më shumë i hutuar,
Mos je dashuria,
Që unë kam ëndërruar…?
Atë rrugë që zgjodhe,
Sikur qiellit zbrite,
Shikimin ma hodhe,
Si rrufe m’godite…
M’godite në zemër,
Por, fare s’më vrave,
Më shumë si një femër,
Si ëngjëll më ngjave…
Shumë më hutove,
Kur të tundej beli,
Buzën m’ëmbëlsove,
Si mjaltë sherepeli…
Si thëllëzë ti shkove,
Se askush s’të trëmbi,
Ndjenjat seç m’i zgjove,
Sikur më shpoi gjëmbi…
Më shpesh të mendoja,
Sikur n’ëndërr m’vije,
Frikë se mos të zgjoja,
Të puthja kur flije…
Me tënden dashuri,
Zemrën plot ma mbushe,
Më ngjaje për çudi,
Si ëndërr mashtruese…
Një mantel ti mbaje,
Gjirin tënd mbuloje,
Si ylber më ngjaje,
Kur qiellin zbukuroje…
Flokët mbrapa mbledhur,
Gushë e bardhë ndrinte,
Me mantel të hedhur,
Si një hirushë që flinte.
…………………………………………………………………….
HARRESA
Nuk e di se çfarë të të them
Sa fjalët më humbasin vetë,
Ti ikën dhe më harron kur vjen
Më fshihesh si hëna mbi retë.
T’i bësoj…po kujt më thua,?
Se i harruari nuk beson më,
Por, as ikja, se ka emrin grua,
Por një mjergull që ikën pa zë.
Si kështjellë e vjetër në mesjetë
Që portat nuk hapen kurrë më,
Por mjegulla brënda më ka gjetë,
Dhe si një shtrigë, të dalë s’më lë.
Prandaj s’më vjen asnjë fjalë,
Se ky shpirt më është i trazuar
Nga dallgë të larta si një mal
Diku në fund të detit i harruar.
I mbytur si një anije në bregdet,
Që askush s’kujtohet më për të,
Nuk është ikja ajo që më vretë
Por harresa, që s’të kujtojnë më.
…………………………………………………………………….
TI IKE.
Kur ti ike, një humnerë më le,
Por në rrugë, gjurmë s’ke lënë.
E lidhur në qiell, si pelë në fre,
Po më ngjan, kjo gjysëm hënë
Dhe pas teje më iku dhe gjumi,
Prandaj fillova të mendoja kot,
Në këtë natë në ngjyrë plumbi,
Vrapoja pas teje si Don Kishot.
Dhe vrapoja ndoshta që të gjeja,
Nëpër fusha, në male dhe pyjet,
Nga pas po më ndiqte edhe reja,
Bënte errësirë, mos të shihja yjet.
Mendimet rrëshkisnin si me ski,
Të përqëndrohem s’po mundem,
Ndërsa drurët të zhveshur për çudi,
Më ngjanin si lejlek, që lekunden.
Dhe çuditeshin me mua, që si hije,
Po vrapoja mbi kalë në errësirë,
Çfarë ishte kjo, ëndërr marrëzije,?
Apo, qe ndezur si flakë një dëshirë.
Nuk mund të bëja asgjë kurrsesi,
Që të ndaloja ty, do të ishte e kot,
Dhe pse ike e nxituar, ndoshta e di,
Nga ky vënd plot me Don Kishot.
Se mund të kthehesh një ditë prap,
Por kështu do t’na gjesh përsëri ne,
Dhe retë do të iknin, që këtu me vrap,
Ndërsa hëna e lidhur, si pelë në fre.
Që më ike ashtu, për ty s’do të qaj,
Se ndoshta dhe ti e kishje një shkak,
Kur të kthehen dallandyshet në maj,
Në u kthefsh, do të më gjesh fillikat,