Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeE shtrenjtoj çmimin e rrymës, habitë Kurti: Fushata zgjedhore nuk është zotim...

E shtrenjtoj çmimin e rrymës, habitë Kurti: Fushata zgjedhore nuk është zotim as premtim, por synim

Kryeministri Albin Kurti, edhe njëherë ka folur rreth çmimit të rrymës, ai ka arsyetuar deklaratat e vitit të 2019 kur kishte thënë se energjia elektrike është e shtrenjtë, dhe synon që ta ulë çmimin e saj, Kurti tash po thotë ato deklarata nuk janë zotime as premtime por synime, shkruan Gazeta Metro.

Kurti ke folur për deklaratën e fushatës zgjedhore të vitit 2019, ai ka arsyetuar vetën duke thënë se ato nuk janë as premtime e as zotime, sepse siç ka thënë ai ‘kam thënë e synoj ulën e çmimit’.

“Pati referencë për fushatën time zgjedhore por për fushatën e vitit 2019”, tha Kurti në Kuvend.

“Unë kam thënë, unë e synoj ulën e çmimit, por duhet marrë parasysh se nuk janë as zotime as premtime deklaratat e fushatave zgjedhore, janë synime. Tash jemi në vitin 2022 dhe nuk është 2024, jemi në fillim të mandatit dhe ju pritni prej nesh t’i realizojmë premtimet e e fushatës të 2019”, tha tutje Kurti.

“Ne kem thënë synojmë ulje të çmimit. Numri më i madh i qytetarëve nuk e ka ditur sa është fatura e energjisë elektrike”. tha Kurti.

Kurti në fushatën e vitit 2019 kishte thënë se çmimi i rrymës është tepër shtrenjtë, dhe se ai synon uljen e saj.

“Unë nuk mund ta them sot se sa do të ulet energjia elektrike por e di që Contour Global-i nuk vjen në shprehje më, ajo do të na e shtrenjtonte energjinë elektrike dhe ne nuk paguajmë me buxhetin e Kosovës për ata që s’e paguajnë energjinë elektrike, qofshin në veri ose gjetiu. Nuk mund ta kuantifikoj sot, por ne do ta synojmë uljen e energjisë elektrike sepse tepër shtrenjtë, kur rrimë mbi gjithë këtë energji që kemi, shumë kemi kapacitet”, pati thënë Kurti në vitin 2019.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT