Ramos: I lumtur me golin e parë tek PSG, tani dua formën optimale
Sergio Ramos shënoi golin e tij të parë për PSG kundër Stade Reims (4-0).Ai shprehet shumë i lumtur që është në rrugën e duhur për t’u kthyer në formën e tij ideale, përcjell GazetaBlic Sport.“Jam i lumtur që luajta plot 90 minuta dhe që shënova golin e parë. Shpresoj se do të ketë shumë të tjerë. Kam tre javë që stërvitem me grupin pa asnjë problem. Gjëja më e rëndësishme është të rifitoj ritmin dhe t’i rikthehem rutinës së përditshme për të vazhduar të përmirësohem fizikisht dhe të tregoj versionin tim më të mirë”, tha mbrojtësi.Sergio Ramos është bërë lojtari i katërt më i vjetër që ka shënuar në ligën franceze.