Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poeten Katiola Karoli

Cikël poetik me poeten Katiola Karoli

Unē dhe parku
Njē hap,dy ,tre…
Në asfaltin e lagur,nē shi
Një hap,dy,tre….
Me erēn e shiun larg nga ti.
Gjethet pēshpērisin mes tyre
Çka ndodhur vallē me ta???
Qielli rri ngrysur,gjithē xhinde
Fajin nga tē dy vallē kush e ka??
Njē hap,dy,tre…
Nē kētē park të heshtur sot
Njē hap,dy,tre…
Unē dhe natyra pikojmē lot.

……………………………………………..

Letër drejtuar qiellit
E morra sot lapsin e shpirtit.
E ngjeva me gjakun e zemrës.
Leter drejt qiellit e nisa.
Pa vulē,pa adresë,pa emēr.
E morra sot lapsin e shpirtit,
Me perla lotēsh po shkruaj.
Njē mall që më përvëlon zemrēn,
Për një të shtrenjtë,pakthim larguar.
Letēr drejtuar qiellit…
Do e nis me pulëbardhat.
Do të kapērxejne retë lozonjare.
Do shprehem me pas do mbyll qepallat.
Letër drejtuar qiellit…
Me duar qe dridhen e sy det me lot.
Po e nis kete letër me zogjtë.
Se mallin shpirti nuk po e mban dot.

………………………………………………………

Nata me ty!
Ti flije,unë mbi trupin tēnd puthje pikturoja
Ne fillim nje zemer,nje violine
Mē gishtat e holle si penel piktori
Nje femer lidhur kembe e duar mē zinxhire .
Jam unë ajo robina jote
Qe ngela peng në sytē e tu
Ndersa ti I bukuri im dremisje
Une me imagjinate beja art dhe dashuri.
Nuk kish psheretima as puthje ajo nate
Nje heshtje nje lum idesh e qetesi
Puthje qe ngelen pezull në ajēr
Kishte nje piktore nje poete e vetem fantazi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Kastriot Malo-Nga ty njeri.

Arjana Fetahu Gaba-

Anila Toto-Mbaj në duar