Thursday, August 7, 2025
BallinaKulturë"Kur e rrujsha babën-Halil Matoshi

“Kur e rrujsha babën-Halil Matoshi

Kur e rrujsha babën 

m’ka ra me ia prek faqet

Si me prekë Spugne D’Acciaio

Ni produkt italian teli, për lamje enësh

Me u heq zhigun…

Hala e ndiej njat butësi p’ej babe 

e ashpërsi burri

n’gishtnat e mi.

Sfungjer çeliku ishte baba!

E kur i vnojsha krem nga firma Nivea

E ia lmojsha faqet, ai qeshte

Si me xiglue ni thmi…

Vishej 

E me duer drejtonte pjesët e lakueme trupit. 

M’vijke me i britë: Gatitu vullnetar!

E thirrke Rrustem Korçën

dhe dilshin n’demonstrata!?

Me lypë liri e demokraci

Që regjimi serbian ja u pat zapue…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT