Friday, November 22, 2024
BallinaSportShkalla e lëndimit të Karim Benzema nuk është serioze si mendohej në...

Shkalla e lëndimit të Karim Benzema nuk është serioze si mendohej në fillim.

Shkalla e lëndimit të Karim Benzema, këto janë informacionet e fundit

Ndryshe nga sa u mendua fillimisht, dëmtimi i muskujve të Karim Benzemas nuk është serioz.Sulmuesi francez u zëvendësua nga Luka Jovic në minutën e 58-të të lojës me Elche-n pas ankesave në këmbën e tij të majtë dhe shtypi spanjoll kuptoi se golashënuesi më i mirë i Real Madridit mund të mungonte edhe ndeshjen me Paris Saint-Germain,

Mirëpo, testet e bëra këtë të hënë nga Benzema nuk zbuluan asnjë këputje muskulore, vetëm një tkurrje, si pasojë e grumbullimit të minutave dhe konsumimit fizik.

Ndeshja e radhës e Merengues është vetëm më 3 shkurt, kundër Athletic Bilbaos, në çerekfinalen e Kupës së Mbretit, kështu që Benzema, i cili duhet të pushojë për një javë, mund të rikuperohet edhe për atë ndeshje me baskët.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT