Sunday, August 3, 2025
BallinaSportShkëmbim Mbape-Benzema, zbulohet projekti më i ri i Paris San Zhermen

Shkëmbim Mbape-Benzema, zbulohet projekti më i ri i Paris San Zhermen

Paris San Zhermen ka një plan “djallëzor” për ta mposhtur Realin e Madridit që deri tani ka rezultuar fitimtar në marrëveshjet mes palëve. Kështu, mësohet nga mediat sportive europiane në tërësi se PSG-ja po synon t’i hakmerret Real Madridit për çështjen e sulmuesit Kilian Mbape, i cili po refuzon rinovimin e kontratës për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu” si lojtar i lirë në verë. Kjo ka bërë që drejtuesit e PSG-së, ta kontaktojnë sulmuesin e Realit, francezin Karim Benzema, dhe që po synojnë ta transferojnë në fund të këtij sezoni. Benzema te PSG-ja po shihet si zëvendësim ideal për Mbape, i cili duket i vendosur për ta vazhduar karrierën te Reali i Madridit. Benzema, 34-vjeçar, ende nuk i ka nisur negociatat me Realin për rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër dhe këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë PSG-ja. Benzema është pjesë e Realit prej vitit 2009, e vazhdon të shkëlqejë me madrilenët. Ai ka shënuar 24 gola dhe ka asistuar 9 herë në 27 ndeshje për “Los Blancos” në të gjitha garat.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT