Sunday, April 20, 2025
BallinaSportCorona virusi ka lënë pasoja tek Messi , flet trajneri i tij

Corona virusi ka lënë pasoja tek Messi , flet trajneri i tij

Koronavirusi është duke e penguar Lionele Messin që të luaj për PSG-në dhe për Kombëtaren e Argjentinës, ka thënë trajneri Lionel Scaloni.


Ai ka luajtur shumë pak futboll që prej dhjetorit, pasi u prek nga virusi Covid-19 pak pas festës së Krishtlindjes.

Messi nuk u thirr në dy ndeshje të Argjentinës së fundmi.

I pyetur për mungesën e Messit, trajneri i Argjentinës Scaloni tha: “Natyrisht se ne do të donim ta kishim Messin me vete”.

“Fola me të dhe ai më tha se Covidi e ka goditur fort. Është e rëndësishme për të që të bëhet mirë, prandaj edhe vendosa që më e mira ishte që ai të mbetej në klub”, shpjegoi ai.

Messi i ka luajtur vetëm 27 minuta futboll në vitin 2022, si zëvendësues në fitoren e PSG-së kundër Stade de Reims në Ligue 1 fundjavën e kaluar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT