Saturday, April 19, 2025
BallinaKulturëKËNGA-Mirko Gashi

KËNGA-Mirko Gashi

Unë kam këngë
ti shtëpi
dhe që të dy jemi poetë

unë s’kam shtëpi
as ti këngë
që te dy jemi te shkretë

mua fjalët më mungojnë
ty me duar të tregojnë

veshët myku m’i vërshoi
në erë një thirrje e preka

andaj
çdo gjë mire u bë –
ti ke shtëpi
unë këngë

dhe kështu
që të dy jemi poetë
Un’ e TI

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT