Ministria e Shëndetësisë (MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), informon se janë konfirmuar 3917 raste të reja me virusin korona në vend, shkruan Gazeta Metro.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.623 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë1.764.421 doza të vaksinës.
Deri më sot 803.638 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 68.526 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 15.268 testime, 3.917 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 617 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.950.
Në total numri i rasteve aktive është 28.751.
Më poshtë njoftimi nga MSH.
