Sunday, August 3, 2025
BallinaKulturëSkënderbeu si ushtarak dhe diplomat analizë konstruktive nga Rafet Ismaili

Skënderbeu si ushtarak dhe diplomat analizë konstruktive nga Rafet Ismaili

Skenderbeu mbahet në mend jo vetëm si strateg luftarak por edhe si politikan e diplomat i rryer i cili kishte arritur ti bashkoi princat Shqiptar jo mê forcën e shpatës por edhe të politikës dhe më diplomaci i kishte bërë për vete mbretërinë e Napolit, Venedikun e vetë Papatin duke e përballuar për 25 vitë edhe Sulltan Mehmetin e II-të-Fatihun i cili i kishte dhënē fund perandorisë bizantike duke e pushtuar Konstandinopojën më 29 maj 1453.Napoleon Bonaparta ishte strateg brilant por diplomat jo i zoti dhe në pikëkthesën e fatit të tij historik para betejës vendimtare në Waterloo në qërshor të vitit 1815 e kishte mbivlerësuar kryespiunin e tij Fushe i cili i kishte sygjeruar tê luftoj pa aleanca dhe e kishte injoruar diolomatin Talejran i cili i kishte sygjeruar rishikimin e aleancave duke i thënë se lufta nuk fitohet pa politikë e aleanca dhe se vetëm binomi luftë-diplomaci sjellë fitore.Nënvlerësimi i politikës, aleancave e diplomacisë ishte fatal për gjeneralin më të njohur në histori pas Aleksandrit të madh i cili fundin e jetës e kishte pritur i izoluar në ishull.Galibardi njihet hero edhe për faktin se kur e fitoi luftën më shpatë, atë ia kishte kaluar politikës dhe falë saj i kishte konsoliduar të arriturat në luftë.Bizmarku i kishte sintetizuar politikën e forcës si strateg dhe forcën e politikës si diplomat duke i bashkuar prusianët e kishte sjellur paqe në Gjermani e Europë.Churchill ishte strateg i cili e njihte dobësinë e kombit të tij dhe fuqitë e armiqëve dhe falë strategjisë se tij gjeniale kishte arritur që më politikën më plumba prej letre të mposhtë plumbat prej hekuri.Churchill , Bizmark, Galibardi e Skenderbeu kanë treguar se luftërat varën nga fuqitë sasiore ndërsa diplomacia nga fuqitē cilësore .Politika si art i se mundshmës e diplomacia si shkathtësi konsiderohen sot më të drejtë si vazhdim i luftës por më mjete tjera sepse ndodhë që edhe fitoret në luftë një politikë dhe diplomaci pa kompetencë ti venitë duke i vënë në pikëpyetje!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT