Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritCikel poetik me poeten Natasha IIia 

Cikel poetik me poeten Natasha IIia 

HUMBUR NË SYTË E TU


Të vështroj në sytë blu,
Ata sy të bukur me bisht,
Ndihem si në ajër,pezull kuturu,
Një perde pikëllimi kam në shpirt..
Të shikoj dhe vështrimi tretet,
Dy zemra që duhen ndihen pranë,
Shpirtrat digjen zemra reket..
Dashuria s,kërkon mijra fjalë..
Humbur jam në sytë e tu,
Tik takun e zemrës pushuan,ata sy
Më marrose me ata sy gjelbër e blu,
Zemra harroj ritmin,punon kuturu…
Për ty më rreh vetëm zemra,
Besoje të lutem.. pa djallëzi,
Ata sy ti prek me buzë e puthje të ëmbla…
Dashuruar magjepsur vetëm me ty…

……………………………………………………..

KUSH TË DËRGOJ NË KALKUTË


Kush të nisi për Kalkutë,
Ty e shënjta shqiptare,
India tu bë atdhe i dytë,
Se zemra jote ish e madhe.
Kush të nisi për Kalkutë,
Ndoshta ty të zgjodhi zoti,
Shpirti yt mëndafshi i butë,
Dashuri i dhe gjithë Globit.
Kush ta ndau shpirtin në pjesë,
Prizren,Tiranë,Kalkutë,
Familja e ndarë pa shpresë,
Zemra të rinte në Shkup.
Grua e madhe,trup vogël,
Humaniste për gjithë botën,
Indinë,bëre atdhe të vetin,
Shpirti jot në gjithë planetin,
Për të tjerë,u sakrifikove,
Dashuri veç kërkove
Ëngjëll u pagëzove,
Nderin kombit lart i’a çove..
I përjetshëm kujtimi,
Çdo i varfër të mban pranë,
Krenari, burim frymëzimi,
Vepra jote është e gjallë..
Ky atdheu im i vogël,
Edhe pse i cunguar,
Njerëz të shquar i dha,Evropës botës,
Dhe vetë është i përjashtuar ..

……………………………………………………….

GOTA E DERDHUR


Kjo gotë gjithë dhimbjen ka mbledhur,
Ndaj mbi tavolinë është derdhur,
Po pi dhe sytë më janë veshur..
Shpirti plagosur e zemra dehur..
Vetëm jam shpirti turbulluar,
Kjo verë e kuqe shpirtin trazuar,
Më mirë që u derdhe e mallkuar..
Më dogje keq shpirtin përvëluar..
Vetminë vras në gotë hidhrimin,
Gota që u derdh,hoqi maraz e trishtimin
Dhimbjen e mbys e heq pikëllimin,
Me verë,pas shpine hedh harrimin..!!

…………………………………………………..

Ç DO DASHURI NË ZËMËR QËNDRON–!!
Të tërë thonë
Është goxha zonjë
Soj Përmetare
Si atdhetare
Nga ato me taban
Dhe si vjershëtare
Nuk ke ç i shan
E lexojnë
E lëvdojnë
Ama dhe gabon
Ja si tani
Në fotografi
Në ballë mban
Një Shqiponjë
Me dy kokë
Një nga Shqipëria
Një nga Greqia
A nëpër botë
Nuk e kupton
Që ç do dashuri
Për njerëzi
A për atdhe
Në zëmër qëndron !!
Vetëm atje
Ka siguri
Të sajën fole
Kurrë s të gënjen
Se mëndja ndërron
Shkon edhe vjen

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT