Felix Magath nuk do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Kosovës.
Sipas gazetarit Arlind Sadiku, Magath ka refuzuar ofertën nga Dardanët.
“Felix Magath nuk do te jete trajner i Kosoves. Kolegu Florian Krebs, redaktor i tabloidit gjerman Bild, me informoi se Magath e ka refuzuar oferten”, ka shkruar Sadiku.
Kombëtarja e Kosovës që pas largimit të Bernard Challandes, është duke u drejtuar nga trajneri i përkohshëm Primozh Glih, transmeton Klankosova.tv.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi kishte deklaruar se emri i trajneri do të dihet gjatë muajit mars.