Sot u mbajt protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, kundër shtrenjtimit të rrymës.
Qytetarët të shumtë janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë për të kundërshtuar propozimin e ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Në mesin e protestuesve i pranishëm ishte edhe floktari i njohur i estradës, Kaci Lleshi, i cili shihet përkrah deputetit të AAK-së, Pal Lekaj.
Ai u pa bashkë me deputetin teksa qëndronin në një nga sheshet e kryeqytetit për të iu bashkuar kështu protestueseve.
Kujtojmë që përveç që është ndër parukeierët më të kërkuar nga fytyrat publike, Kaci prej vitesh është pjesë e pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.