Friday, October 18, 2024
BallinaLajmeSimptoma e rrallë e Omicronit, që mund t’iu duket si helmim nga...

Simptoma e rrallë e Omicronit, që mund t’iu duket si helmim nga ushqimi

Varianti i koronavirusit, Omicron është më i përhapuri për momentin në gjithë botën, ndërsa simptomat e tij janë pothuajse të njëjta me ato të ftohjes, por ekspertet kanë zbuluar një shenjë pak të njohur.


Ekspertët kanë paralajmëruar se ekziston një shenjë pak e njohur që mund të iu duket sikur keni helmim nga ushqimi.

Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se infeksioni mund të çojë në simptoma që janë të ndryshme nga problemet e frymëmarrjes, shkruan The Sun.

Tre simptomat kryesore të koronavirusit janë kollitja e vazhdueshme, temperatura e lartë ose humbja e shijes dhe erës.

Të dhënat zbuluan se tre shenjat më të zakonshme të Omicronit janë lodhja dhe dhimbja e kokës.

Por, ekspertët thanë se mund të keni edhe simptomën e të përzierjes në bark, ose edhe të vjella.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT