Mësuat turqisht, të bëheni turq,
me fesa te kuq e te zi.
Po trungu e rrënjët ju mebtën këtu,
në këtë tokë ,që ishte e mbeti Shqipni
Vrapuat edhe mbas të tjerëve.
Mësuat, sllavisht, me kasketë e shubare.
Po ju mbetet, përjetësisht, plisagji,
në tokën e juaj, të bekueme, shqiptare
Ruajeni kokën, se e keni vetëm një
O shqiptar! Nderojeni truallin e fisin
Nuk ju bëjnë nder, as Fes e as Shubare
Mbajeni, atë të Shenjtin, të bardhë- Plisin
