Ringjallja!
Thonë se Krishtin pasi e deshten shumë
E puthen
Për te fundit herë
Nga puthja vdiç.
Pastaj vonë një grua trokiti në derë
Ishte Magdalena
Se lanë të hy mbrënda.
Fjalët e botës fluturuan
Është ajo…
E përhitura, murmuruan
Që ia lau këmbet të birit te zotit
Me flokët e saja ia thau këmbet mbretit
Është ajo përbuzura, e etura e lotit
Që pret me hy te porta e xhenetit*!
……………………………………………………………
Në fillim
Terri
E erri atdheun
E lodhi aq shumë bimen e saj
Aq sa nuk kishte rrugë tjetër
Veç me shperthy akullin…
Për me pa pakë dritë.
N’a dha besim nga besimi i ti
U ngritë i qetë vetë, dhe e ndrroj një fletë
Kaloj bregun e pakalueshem
Duke e shkruar: liri, pamvarsi, demokraci
Besushëm, qëndrushëm
Kosova, Rugova dhe miqët e ti!
………………………………………………………………
Jeta!
M’a vlo pakë jetë, shpirt
T’a pi më një të djegur të buzeve
Mos e perzi fare
Lere ashtu, me aromë origjinale.
Ashtu t’a pi duke avullu
Në krahorin arit praru
Ta pi dashurin e jetës
Që aq shumë e du.
Pastaj, jeta e ka një të met
Ti te duash shumë
Ajo të pi si do vetë
Edhe nëse lëngëzohesh, apo bahesh shkrum!
Në m’ë bindeni…!
Në m’ë bindeni se, feja është rruga që duhet ndjekë
Deshmone me sjelljen tuaj, sjellja më bind mua
Kur e ndjej se sa zot ka në ju.
Se sa njerezi ënde në ju ka mbetë
E jo sa fletë
Kurani e Bibeleje keni lixu.
Në m’ë bindeni se çka është dashuria
E nese dashuria është perendi
Jo duke me bindur se besimi apo feja e juaj është më e mira
Por duke e dashur njeriun pa interes
E jo duke shpikur intriga nga prapavija.
Në m’ë bindeni se jeni shqiptar
Të gjitha besimet duhet respektuar
Ose të gjitha pa dallim,
Urtesisht refuzuar
Vetem për ma te madhin qellim.
E qellim ma te madh nuk ka
Se identiteti i yt njerëzor e kombetar
Ti beso ne zot, por pa qën i marrë
Pa u veshur me kemisha identitetesh të huaja të besimit fetar!
…………………………………………………..
Nuk e di pse u dashurova n’ty…!
Shumë gjërave u kam gjetur shpjegim
Çdo ndryshimi n’mu ndër vite
Ama ardhjes tane n’shpirtin tim
I kam sjellë një pik’pytje.
Kurr nuk arrita me kuptu
Dashnin teme n’ty, atdhe
Nga i vogël unë, tuj lu me dhe
Ato flutura t’livadheve më patën deh.
Moshataret e mi
Me lodra tjera loznin rreth teje
Unë me dheun tanë
Ndertoja kalan
Ca ushtar rreth meje
I shihja duke m’a zanë pritën
Kur gjumi m’ashtronte
Hija e tyre e ndjellte të ligën.
Nuk e di pse u dashurova n’ty,
Shumë herët, shumë, axhami
E kurr së kuptova a ishe fati im
a fakeqsi
Njoh më qindra…
besa edhe më mia
Që nuk u dashuruan n’ty.
..
Ata mbetën besnik dhe ushtarë të armikut
Kalat që më djersë i ngritja, me dheun e njomun n’ gjak
Natën ata i fundosnin ëndrrat e mia, si më të rrahur të çerpikut
Unë si kalama i dashnum n’ty, kurr nuk mora hak…!