Derisa po fliste me Beniadën, Einxhel ka folur edhe për Donaldin me të cilin ka pasur debate ta ashpërta kohëve të fundit.
Ajo ka thënë se ai është fallco dhe se ai nuk është person që preket aq shumë në jetë jashtë BBV.
“Unë e kam thënë për atë njeri që ai është fallco për gjërat që bën dhe që thotë. Ai po shtiret më njerëzit duke qenë ai personi që preket shumë se në jetën jashtë nuk më është dukur aspak ashtu”, tha Einxhel.
Ajo ka thënë se këtë gjë ia ka thënë edhe vet Donaldit.
“Kur kam hyrë këtu brenda i kam thënë që nuk e kam pritur që ti të jesh kaq emocional dhe kaq i ndjeshëm”, u shpreh Einxhel.