Wednesday, August 6, 2025
BallinaSportJoshua me një përgjigje të thjeshtë për kërkesën që të lirojë rrugë...

Joshua me një përgjigje të thjeshtë për kërkesën që të lirojë rrugë për duelin Fury-Usyk

Anthony Joshua ka dhënë një përgjigje të shkurtër për kërkesën që iu drejtua atij, që të lironte rrugë për duelin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk.


Boksieri britanik kishte para vetes një ofertë që të lironte rrugë për duelin e unifikimit të titujve, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

AJ kishte refuzuar gjithçka, madje me një fjali të thjeshtë. “Nuk ka shanse”, transmeton lajmi.net.

Kjo përgjigje e Joshua kishte ardhur si pasojë e mos-bindjes së tij se do të siguronte duelin me fituesin e Usyk-Fury.

Pas shumë negociatave, Tyson Fury tashmë do të përballet me Dillian Whyte, kurse Joshua shfrytëzon të drejtën e tij për revanshin me Oleksandr Usyk.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT