Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritMalli per herojnte-nga Dritero Agolli

Malli per herojnte-nga Dritero Agolli

Malli për heronjtë

S’ka heronj, heronjtë i përzumë,
Me lavdi përditë i nanuritëm,
Dhe me lajka dalngadalë i vumë,
Një nga një në prehje dhe në gjumë.

S’ka heronj, heronjtë u mërzitën,
Prisnin ëndrrat, ëndrrat u vonuan,
Duke pritur heshtën e dremitën,
Dhe ne nina-nana u kënduam.

Ç’digjeni nga malli për heronjtë!
Kushedi kur kthehen nga kjo anë.
Ç’i kërkoni! Pritja është e kotë,
S’ka heronj, tani ka pelivanë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT