Sunday, August 10, 2025
BallinaVitrina e libritNËN HIJEN E DHIMBJES POEZI NGA HAMIT MAJKOVCI

NËN HIJEN E DHIMBJES POEZI NGA HAMIT MAJKOVCI

Shkrepëtimë që thrriste jetën,

sy të etur që kërkojnë lirinë,

shpirtëra që ecën mbi vdekjën,

kush dhuratë u dha robërinë?

Trupin veshur plot më dhimbje,

ku u mbeti nënqielli i tyre,

veçse e folën gjuhën shqipe,

armiku plumba u dhuroi për fytyre.

Ky shikim që këput këta tela,

tej-përtej shpirtin ta shpon,

ky vështrim i kthyer nga Dardania,

ah,në zemër sa rëndë peshon!

Zemra me gjemba të rrethuara,

kjo hartë e grisur fytyrës,

këto ëndrra të burgosura,

veç se ishin zogj të shqipes.

Shkrepëtima që shpojnë qiellin,

vështrime që këputin zingjirë,

zemra të etura për të parë diellin,

donin frymë të merrnin të lirë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT