Saturday, August 9, 2025
BallinaLajmeRrokulliset kamioni në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, vdes shoferi

Rrokulliset kamioni në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, vdes shoferi

Një person ka vdekur në autostradën “Arbën Xhaferi”, pasi kamioni të cilin po e voziste u rrokullis.


Këtë e ka konfirmuar zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 15:40 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, kilometri i 14-të drejtimi Ferizaj-Prishtinë. Në aksident është përfshirë vetëm një automjet (kamion) i cili ka përfunduar jashtë autostradës. Ekipi mjekësor ka konstatuar se drejtuesi i kamionit është pa shenja jete”.

Policia, prokurori dhe njësi të tjera kanë dalë në vendin e ngjarjes për të realizuar procedurat lidhur me aksidentin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT