Saturday, August 9, 2025
BallinaShowbizSemi i bën ‘diss’ Beatrixit pas këngës që ajo i dedikoi Donaldit

Semi i bën ‘diss’ Beatrixit pas këngës që ajo i dedikoi Donaldit

Këngëtarja Semi Jaupaj i ka bërë ‘diss’ Beatrix Ramosajt, pasi këngëtarja, e cila u fut mes shoqes së saj të ngushtë, Bora Zemanit dhe ish të dashurit të moderatores, Donald Veshajt, postoi këngën ‘Faj’ dedikuar aktorit.


Semi Jaupaj postoi një video në Tik Tok ku këndon ‘Llafe llafe” të Dafina Zeqirit dhe krahas saj shkroi “S’ka faj jo” , fjalë që u konsideruan thumba për Beatrix Ramosaj, e cila u cilësua në rrjet si “vajza që i mori të dashurin mikes së saj, Bora Zemanit, pasi brohori fuqishëm dashurinë e tyre”.

Mes rreshtash artistja këndon tekstin e “Llafe llafe”:

“Kur na dyt e dina

Qe kena mu nda

Je tu e pa

Un t’thom ty

Sa Llafe llafe?

Lidhja kaq e pati”

Menjëherë fansat kanë vërshuar në komente duke shkruar: “Diss Beatrix”, kjo pasi këngëtarja pas daljes nga BBV publikoi “Faj” dedikuar ndjenjave të saj dhe Donald Veshajt, si edhe dashurisë së tyre të shumë komentuar.

Në tekstin e këngës, Beatrix Ramosaj flet për paragjykimit e njerëzve për romancën e tyre ku “thekson se i kanë bërë me faj çiftin pa e ditur se çfarë ata po përjetojnë”.

Ajo shprehet nuk bëhet pishman që nisi lidhjen me aktorin, duke shtuar se së shpejti do të jenë bashkë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT