MOJ E BUKURA SI NGJALË..
Kur më shkoje anës lumit
mendjen se ç’ia more çunit,
të sheh e dot s’të kap
ti nxituar , ai me vrap!
“Moj e bukura si ngjalë
do vijë dita të të marrë ,
eja vetë ,mos më lodh shumë
do vij të kapërcej lumë !”
Hidhu moj në bregun tjeter.
djali të të japë një leter
të priti sot edhe dje
një fjalë me gojë s’i the!
Po të pres moj belkëputur
shpirti po më digjet flakë,
krahë-hapur të pres si flutur
do të mbaj ty për merak!
Lumit dallgën t’ia ndalojmë
rrjedha të na buzëqeshë,
shpirtin bashkë të përqafojmë
me të bardha ty do të vesh!
…………………………………………………………………………………..
MË LËR TË SHUAJ MALL…
Bregut detit kur më shkoje
Bluzkën veshur hoje -hoje,
E gjatë sa një selvi
Flokë verdhë, syrin e zi,
Buza e kuqe digjej flakë
Puthjen time kishe merak…
Kur të pashë, moj ,më marrose
Me mornica m’ plevitose,
Bëj të ngrihem, të të kap
Ti drejt meje s’bën një hap.
Më trete, të marrtë e mira
Më kalli për ty dëshira,
Syrin shkarazi ma hodhe
Po digjem sikur më thoje…
U ngrita, më nuk durova
Si rrufe ,tek ty vrapova,
Prej beli shpejt të mbërtheva
Gulçin brenda e shpërtheva,
Pas kokës me duar më kape
Të putha gushë edhe faqe.
Më lër, moj, të shuaj mall
Të të puth buzë edhe ballë.
Buza jote e dihatur
E ndezur, e kuqe flakur
Sikleti më zuri mua
Kur putha buzët e tua
Si qershi më ëmbëlsuan
Zjarrin e zemres pak e shuan…
Shejtane, nga ty nuk iki
Ta di se do më dalë shpirti,
Mos më lër të vuaj mua
Një jetë kam, me ty e dua!🌼
……………………………
Në ëndërr më vjen çdo natë..
Një vajzë e vogël më vjen shpesh
në ëndrrat e mia, thuajse çdo natë ,
nga malli i mbledhur mua më zhvesh,
më përqafon,qesh, dhe dorën më zgjat!
Një gëzim i çmendur më pushton rrufeshëm,
e shtrëngoj fort , e përkëdhel si përherë,
si ëngjëll vjen,në gji më futet ndjeshëm
zemra shpërthen si gonxhe në pranverë!
Më ngroh ky çast..oh s’di të them se sa
vrapon ajo, si flutur lëndinës së blertë,
kthehet përsëri në të miat krahë
më sheh në sy ,dhe pa zë më flet!
Si lule dele ajo më ngjan ,
mbi kaçurrela mban një kordele,
sa fort të lidhur ai çast më mban,
të magjishme për mua ,të sajat ledhe!
Veç me shikime e përqafime,
zërin asnjëherë nuk ia dëgjova,
kënaqej me dashuri, e të miat ledhatime
zemrën dhe shpirtin fort ia shtrëngova!
Ah sa e dua atë moment,
ngjitem mbi re, lart në parajsë,
një copë shpirti, më është ajo tek mua
në mes të zemrës ka lënë një vragë’!
Papritur më ikën dhe nuk e shoh,
lëviz ta kërkoj ,dhe nuk e gjej,
një flutur mbi ballë lehtë më ngroh,
me sy hapur ,e mbytur lotësh, veten e ndjej!
I mbyll sytë, e ëndrrës i lutem,
këtë çast magjik s’duhet t’ma ndërpresësh,
rrezja e diellit dritares më futet,
Më thotë: –deri natën tjetër duhet të presësh!
……………………………………………………………
Pranverë ishte kjo ditë vjeshte sot
Me diell më ngrohu, në zemër e shpirt,
Pak fare dua ,dhe mbushem plot
Ah ,sikur të pikonte nga pak çdo ditë !
Malli u shua si me magji
Vjeshta u ngroh ,si një ditë vere,
Lulet çelën pranverë përsëri
E dimri larguar rrinte pas dere!
Gjethet u mblodhën ,me mua t’festonin
Era i ndihmonte rreth meje në valle,
Në pemë zogjtë filluan t’këndonin
Oh…ç’mrekulli.. u ndjeva një çast si shtojzovalle!