Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeNjë punëtor bie nga lartësia e një ndërtese: Rasti iniciohet për ‘punime...

Një punëtor bie nga lartësia e një ndërtese: Rasti iniciohet për ‘punime të kundërligjshme’

Një person është lënduar derisa ishte duke punuar në një nga lagjet në Prishtine.

Për këtë rast ka njoftuar policia e Kosovës, të cilët thanë se në lagjen Mati në Prishtinë, derisa po punonte një person ka rënë nga një lartësi ku ka marrë lëndime trupore.

‘’ Personi i lënduar, L.Rr. mashkull ,39 vjeç, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Lidhur me këtë ngjarje me rekomandim të prokurorit të shtetit është intervistuar një person i dyshuar si dhe është iniciuar rasti “Punime të kundërligjshme” ‘’, thuhet tutje në njoftim.

Rasti po hetohet, në koordinim me prokurorinë dhe inspektoriatin e punës.

Njoftimi i plotë:

Lëndohet një person derisa ishte duke punuar
Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën se në lagjen Mati në Prishtinë, një person derisa ishte duke punuar, ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime trupore.
Personi i lënduar, L.Rr. mashkull ,39 vjeç, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Lidhur me këtë ngjarje me rekomandim të prokurorit të shtetit është intervistuar një person i dyshuar si dhe është iniciuar rasti “Punime të kundërligjshme” .
Rasti po hetohet nga hetuesit e stacionit policor Jugu, në Prishtinë, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT