…”Perhere e kujtoj Marine, ate grua aq te urte, me ate shpirt aq
te brishte, por edhe revoltues perballe botes mjerane…!!”
…Audit ne Shkoder. U akomoduam ne nje dhome ne Hotel “Rozafa” dhe dolem..
Ishte nje mbremje e fresket maji. Rrugen per ne hotel e beme ashtu ngadale, ishte vone, shume vone.
Te nesermen ne mengjes, nuk me doli gjumi si zakonisht, por me pak pertese u ngrita, shikoj oren kishte kaluar 8..
Shoku i grupit kishte ikur. Sapo kisha berea tualetin e mengjesit, kisha veshur edhe kepucet.
Kur befas u hap dera dhe hyri sanitarja, qe do te pastronte dhomen. Kur pa qe nuk kisha ikur me kerkoi falje dhe u terhoq.
Rrembeva canten e zeze dhe dola.
U drejtova per tek dhoma e sanitares, per ti thene, se e ka gati dhomen per pastrim.
Dera e saj ishte gjysem e hapur.
Kur u afrova degjova nje ze te ngrohte femeror, lexonte disa vargje teper te bukura per dashurine.
Qendrova dhe me kureshte degjova deri ne fund vargjet.
Atehere i trokita ne deren gjysem te hapur.
Ajo ishte ulur ne karrike ne ate tavoline te thjeshte dhe e skuqur qendronte ne heshtje, po mendohej per vargjet, qe sapo i kishte lexuar me pak ze.
Kishte veshur nje perpase doku ngjyre bojeqielli te hapur.
Nje trup i bukur prej malesoreje, e holle e gjate si selvi.
Ngriti syte dhe pashe pikellimin e thelle ne to.
Vargjet i kushtoheshin dikujt, qe e kishte humbur.
E pashe me vemendje, nje fytyre teper te rregullt pa asnje tualet te mundshem.
Faqet i kishin mare ngjyre te bukur ne trendafil.
Qerpiket e medhenj tregonin per nje bukuri te vecante, syte te thelle ngjyre te zeze, te medhenj si bajame, teper melankonlike.
Me veshtroi. Nuk dija nga ta filloja. Me kishte befasuar me ato vargje.
Me ne fund i thashe, se ato vargje ishin teper te fuqishme, lene nje ndjesi teper te ngrohte dhe percjellin shume dashuri..
U ula ne cepin tjeter te tavolines dhe atehere ajo me rrefeu per jeten e saj te trishte.
Ishte diku nga nje zone te thelle e Shkodres, e kishin martuar teper te re, as 17 vjec.
Tere jeten e saj vetem pune, asnje gezim, tere keto vite e kishte kaluar me nje “burre te tradites”.
Me tregoi endrren e saj feminore, per nje djalosh te fshatit te saj, qe e priste cdo dite kur shkonte per ne shkolle, por nuk guxonte te bente asnje hap, se nuk e linin paragjykimet e kohes dhe vendin ku banonte.
Ajo kishte shume endrra .
Por ishte dorezuar para vullnetit te prinderve dhe tani ate dashuri e shprehte ne ato vargje shpirti. me tregoi fletoren me katrore me shume fleta, ku me nje shkrim per tu pasur zili i hidhte vargjet aq te brishta dhe tere pasion.
Kishte shume Maria vargje te tilla, me lexoi edhe vargje te tjera.
Me syte e pafajshem belbezoi:
“Cdo gje e ka nje fund, dashuria edhe lotet e mia, eshte thare buzeqeshja, jam e deshperuar dhe e hidheruar, qe nuk pata mundesi te kem ate qe e dua, por e kam ne thellesi te shpirtit tim”.
Kishte shume endrra.
Mendova se endrra e Marise ishte nje deshire teper shpirterore dhe varrosur thelle, nuk shpresonte se mbase dikur do te takohej me djaloshin e saj te endrrave feminore
Mendova mos realizimi i endrres se Marise ishte humbje per te, ajo nuk e provoi, qe te arrinte ta realizonte ate qe donte dashurine e saj te cilter.
Duke humbur endrren Maria kishte humbur edhe shpresen se nje dite do ta realizonte ate.
Pra me humbjen e shprese Maria kishte humbur dhe fuqine
Ajo shprese qe te ndihmon per te realizuar endrren eshte nje rrezik eshte e domosdoshme e njeriu ta provoje te vrapoje bashke me te.
Ajo nuk i kishte kerkuar dashurine e saj te pare dhe te vetme ajo i kishte ardhur pikerisht kur nuk e kishte menduar, ne ate moment qe shpirterisht ishte e paster si qelibari.
U ngrita duke i premtuar Marise se cdo mengjes do te degjoja me endje vargjet e thurrura cdo dite kushtuar djaloshit….
….Besoj Maria tani eshte bere gjyshe dhe vargjet me endrrat thurrur ja lexon nipit apo mbese, ate enderr qe nuk e realizoi dot ne ate rini te larget te ndrydhur thelle ne shpirtin e saj te paster….
Pirro Minella Millona