Tuesday, August 5, 2025
BallinaSportRonaldo këtë javë do paraqitet në gjykatë për këtë arsye

Ronaldo këtë javë do paraqitet në gjykatë për këtë arsye

Cristiano Ronaldo do të zbulojë këtë javë nëse përpjekjet e tij për të ndaluar publikimin e dosjeve të policisë për një sulm seksual të supozuar kanë qenë të suksesshme.


Ylli i Manchester United ka mohuar gjithmonë akuzat se ka përdhunuar Kathryn Mayorga në një dhomë hoteli në qershor 2009.

Por një gazetë amerikane po përpiqet të fitojë akses në dokumentet e mbajtura nga policia në Las Vegas. Ekipi ligjor i Ronaldos pretendon se shumë nga informacionet janë marrë në mënyrë të paligjshme nga faqja e internetit ‘Football Leaks’.

Ata këmbëngulin se kjo është një shkelje e privilegjit avokat-klient. Dhe të martën gjyqtarja Jennifer A Dorsey do të dëgjojë argumentet nga të dyja palët.

Avokatët e zonjës Mayorga nuk e kundërshtojnë faktin që informacioni i hakuar nuk duhet të përdoret, nëse gjykata vendos se shkel të drejtat e Ronaldos.  Por ata janë të bindur se ‘NewYork Times’ duhet t’i lejohet aksesi në pjesën e mbetur të mbi 400 dokumenteve.

Një seancë tjetër dëgjimore do të caktohet më vonë për të vendosur mbi përpjekjet e Ronaldos për të mbajtur të gjitha dosjet e policisë jashtë domenit publik.

Katër muaj më parë, një gjykatës amerikan rekomandoi që përpjekja e zonjës Mayorga për të paditur Ronaldon për 56 milionë paund duhet të hidhet poshtë për shkak të mbështetjes në dokumentet e ‘Football Leaks’.

Ajo pranoi një pagesë prej 276,260 funta  nga Ronaldo menjëherë pas sulmit të supozuar në hotelin Palms Place

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT