Saturday, March 15, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poeten Donata Larti

Cikël poetik me poeten Donata Larti

Dhe yjet i xhelozon


❤❤
E adhuroj vështrimin tënd
aty strehuar janë agimet!
Në çark të ballit diellin ke zënë
hallall i paç puthjeurimet!

Jastëk ninullën të kam vënë.
Pesë mote s’jemi ndarë
si në shi edhe në diell!
Bëj be qê me përralla
gjumin e ëmbël të kam sjellë!

Rrugë e heshtur fjala jote
llastimet nuk i afron!
I mbledh ditët përmbi lodra
si ankorohen anijet në port!

Mbarë e prapë i bie bahçës
nje jasemin ti më dhuron.
Me dorën mëndafsh ti bën një zemër
dhe yjet në qiell i xhelozon!

………………………………………………………….

Meditim…
E solla ne din mengjesin cehrevrare
me te dielltin shpirt i dhashe fuqine!
Nuk me shpetoi nga duart
i vura per gardh dhembshurine!
Fjalet i zhvesha nga tisi i druajtjes
te ndeshem me to nderrova mendje!
Per henen e nurshme keq me vjen
qe s’i ka duk drita qe jep!
Hala s’po duket dielli xhymert
ka dale mendsh qielli
do te ndaje hicin ne shume pjese…!

Ti ke ardhur..
Ti ke ardhur dielluar tek une
e me ndricon syte e zhveshur
Permbi buzen zambak
nje pike loti rubin eshte tretur!
Ti ke ardhur veruar tek une
t”me njomesh shpirtin e zhuritur
Si fllad pranvere ke ardhur
m”e ledhaton endrren
ne univers ngjitur!
Si feniks ke ardhur tek une
ashtu pa u stisur me zhdeh vetmine
Si napen e mjegulles tret dielli
te djeshmen e grise
…mbajte gjalle dashurine!

…………………………………………….

Do te vij…💥💥
Ky mengjes i amesht vere
po i nduk barimezat e baltura!
Mandej capitet cope-cope
lepin buzet ne nje qiell te braktisur…
Do te vij per bese,
te cytem me eren e asdisur
ne ate bashtine me hapat e mia stampuar,
aty ku copitja me muzgjet
perendime te gjakta…
Te cmallem me ata drure
qe ne cire(levore) kane mbetur
e dege te behem pas
levores ngjeshur…
Atje nen diell copa inati te ve
te njom heshtjen ne ate
fiskaje(curil uji) argjendi
qe zhegun ne fyt e ze…
Te dihas ne ate ajer mes
blublerimit shtruar
e ashtu ne relaks te prek
pak qiell te sotem dhe
nga ai i shkuar…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT