Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritE hëna poetike me poeten Gjyste Dajani

E hëna poetike me poeten Gjyste Dajani

MUZA IME

Mua muzën ma dha nëna,

Si gen gatuar në zemer e gjak,

Dritën e mora nga yjet dhe hëna,

Ma ushqeu nëna qysh në bark.

Rimën i madhi Gjergj Fishta ma dhuroi,

Dhe imazhin nëpër ngjyra e mora,

Kur shkruante sarkazma pa frikë e pa drojë,

Pushtetarët kritikonte si hora!

Pikturuar nga natyra Zadrimore,

Kështu nisi udha ime poetike,

Drejt artit magjik, të ndjerë,

Por shumë e kthjellët në mendime!

E çartur, e përzier, e rrëmuejshme vjen muza,

Por asnjëherë nuk vjen, e mjerë,

Muzen shpesh e marr’ nga populli,

Dhe popullit, lexues…..ja lë në derë”…!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT