Saturday, March 15, 2025
BallinaUncategorizedRaporti i fundit nga IKSHPK tregon numrin e rasteve pozitive gjatë 24...

Raporti i fundit nga IKSHPK tregon numrin e rasteve pozitive gjatë 24 orëve

Është publikuar raporti 24 orësh me numrin e rasteve dhe viktimave nga koronavirusi.


Nga raporti i publikuar u bë e ditur se janë shënuar 754 raste pozitive, dhe 8 viktima.

3,900 qytetarë janë shëruar në këto 24 orë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të shëruarve në 191.408.

Raporti i detajuar:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 146 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.793.236 doza të vaksinës.
Deri më sot 808.328 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 88.988 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 3.879 testime, 754 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 3.900 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 191.408.
Në total numri i rasteve aktive është 23.823

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT