Reth dy orë e gjysëm rrugë nga Tetova, duke kaluar kufirin nga ana e Dibrës, një kullë tradicionale ishte destinacioni i radhës i ekipit të STEPit. Pasi kalojmë kufirin, afërsisht 22 km më larg, duke shkelur edhe rrugën e Arbërit për herë të parë, arrijmë tek Kulla HUPI, një kullë mbi dyqindvjeçare, që i ka rrezistuar sa dhëmbit të kohës, po aq edhe luftërave që i kishin kapluar këto anë në këto qindvjeçarë të ekzistencës së saj.
E vendosur në një vend kodrinor, duket se bën roje për fshatin Lepurakë, dhe me krenari dëshiron të tregojë çdo pjesë të historisë që ka kapluar këtë cep të vendit.
Lulzim Hupi, pronari i Kullës, me ëndje na rrëfen historitë lokale, dhe idenë për të restauruar kullën, duke përmbushur amanetin e gjyshit, fjalë që gjithmonë i tingëllonin në vesh edhe kur punonte në Kretë…”bir, mos lejo që të rrënohet KULLA”. Zanati i fituar në Kretë për të punuar me gurë, i hyri shumë në punë për të shndërruar Kullën nga një gërmadhë gurësh, në një konak tradicional dhe gjurmë autentike e vendit për të kaluarën dhe historinë e krahinës.
Jo larg Kullës, në një shteg malor rreth 15 minuta ecje, gjendet edhe një ujëvarë e lumit të fshatit, për ata që nuk duan ecje më të mundimshme. Për ata që duan më shumë sfida, ofrohet shtegu i dytë, që merr rreth dy orë e gjysëm kohë për t’u shtegëtuar.

Kthehemi në Kullë, ku nëna e pronarit , së bashku me ekipin përkrahës ka përgatitur një drekë çasti tradicionale, ku nuk mungojnë bukët e shtëpisë, peta e misrit me aromën e gjalpit të fshatit, si dhe flija, apo si e quajnë banorët e fshatit “palokuqe”. Gjithë ky ushqim shoqërohet me lëng thanash dhe rasoj lakrash, që të bën të harrosh lëngjet e blera artificiale. Pastaj vijnë edhe djathi i dhisë si dhe gjiza me gjalpë (apo ndryshe tlyn) dhe rakia e vendit, raki e butë e kumbullës dhe një raki më e fortë e rrushit. Për adhuruesit e verës, për çdo rast, në cep të tavolinës është edhe një enë verë të kuqe të shtëpisë. Ushqimi kryesor këtë radhë është patate me mish viçi në furrë, e renditur në tepsi, që ta përkujton fëmijërinë në fshat (për ata që kanë patur fatin të përjetojnë këtë fëmijëri).
Kulla nuk do të ishte kullë, po mos të këndohej, dhe pas mbarimit të drekës ja themi një kënge, për të kompletuar agjendën e destinacionit.