Fjolla Morina bashkë me burrin e saj shijuan pushime në Dubai gjatë vitit të kaluar pa paguar as 20 për qind të parave. I gjithë udhëtimi u aranzhua nga një kompani e fluturimeve, ndaj të cilës burri i Fjolla Morinës, Fisnik Syla ka detyrim në vlerë prej 21 mijë eurosh.
Në lidhje me këtë është hapur edhe rast në Polici si ‘mashtrim’.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ku thuhet se rasti është hapur nga pronari i agjencionit turistike.
“Me datën 07.02.2022 ankuesi mashkull kosovar pronar i një agjensioni turistik ka raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar kishte bërë një rezervim për pushime. Sipas ankuesit i dyshuari kishte kryer vetëm një pjesë të pagesës. Kur ankuesi kishte kërkuar pagesën e pjesës së mbetur të borxhit, i dyshuari e kishte kanosur atë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet në raport.