Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritTI MË PYET-POEZI NGA KASTRIOT MALO

TI MË PYET-POEZI NGA KASTRIOT MALO

Mos më pyet nga vij unë.

Borën kam mbajtur mbi supe,
Gjoksin i kam vënë erës,
Pse nuk solli lulen time,
S’i mbajta mëri pranverës.

Mos më pyet nga vij unë.

Rininë time aty kam tretur,
Bridhja pyjeve i harlisur,
I dehur me mjaltë blete,
Nga kosheret arratisur.

Mos më pyet nga vij unë.

Duheshim me gojë s’flisnim,
Do të të rrëfej më shumë,
Zemra nga vendi nuk dilte,
Veten shtrydhja i pagjumë.

Mos më pyet nga vij unë

Këngët e mia peng i lashë,
Nëpër hone nëpër mjegull,
Për një ëndërr të patretur,
Një dëshirë të mbetur pezull.

Pse më pyet nga vij unë.

Edhe ylberin kam kaluar,
Dhe serish kam mbetur djalë,
Miken e mbajta si mike, Dhe fjalën e mbajta fjalë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT