Friday, November 22, 2024
BallinaShowbiz’Sanremo ishte mashtrim’’, Antonela Berisha zbulon të vërtetën pas akuzave se gënjeu...

’Sanremo ishte mashtrim’’, Antonela Berisha zbulon të vërtetën pas akuzave se gënjeu për pjesëmarrjen e saj në festivalin e madh

Antonela Berisha bëri bujë të madhe me pjesëmarrjen e saj në festivalin Italian ‘’Sanremo’’.

Disa ditë pas përfundimit të festivalit, në media u publikua lajmi se Kryetari i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali, përmes Top Albania Radios, ka thënë se nuk ekziston aspak një lajm i tillë dhe se pjesëmarrja e saj ishte një mashtrim.
Sipas tij, ka qenë vetëm një media italine që e ka postuar dhe më pas lajmi është fshirë.
Ai ka shtuar se, si një person që e ndjek vazhdimisht Sanremon, ka kërkuar për pjesëmarrjen e Antonela Berishës dhe nuk i ka rezultuar asgjë e tillë.
Sipas tij ekzistonte vetëm një sccreenshot, nga një portal italian, por që sot nuk është.
“Unë atë portalin nuk e gjej më. Ka portale që paguan. Kjo puna e Sanremos është thjesht në kokën e zonjushës, Antonela Berisha. Sanremo është një qytezë, që edha ai që shet byreqe, thotë jam në Sanremo. Mirëpo, pjesëmarrja në qytet nuk të bën pjesë të një spektakli”, u shpreh ai.
Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar vet Antonela përmes një video mesazhi të gjatë ku sqaron gjithë situatën.
Ajo zbulon se asnjëherë nuk ka thënë që do të jetë pjesë e Sanremos por ‘’kumbara e javës’’ dhe më pas ka publikuar screenshoot-et e postimeve dhe pamje nga prapaskenat e angazhimit të saj në festival.
Mes tjerash Antonela ka thënë se gazetari në fjalë po e sulmon për faktin se ajo nuk i ka pranuar asnjëherë ftesën për ne emisionin e tij.
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT